Ekspozite

Surrealistët në ankandin e Parisit, veprat pritet të arrijnë në vlerën 30 milionë euro

Në Paris organizohet për herë të parë një nga ankandet më të mëdhenj kushtuar Surrealizmit. Veprat që kanë dalë në ankand nga 16 marsi janë pikturat e Magritte, Duchamp dhe Picabia, që pritet të arrijnë në vlerën e rreth 30 milionë eurove.  

Disa vepra të mëdha surrealiste që nuk kanë dalë kurrë në ankand pritet të shiten në Sotheby’s Paris, duke përfshirë një vepër nga Francis Picabia.

Nudo, i Picabia-s (1940-42), 3-5 milionë euro, u ble në vitin 1989 nga pronari aktual i cili “më shumë se 30 vjet më parë pa trashëgiminë e fortë që Picabia la në artin bashkëkohor. Nudoja e Picabia-s u frymëzua nga fotografitë erotike që shiheshin në revista”.

“Të pikturosh një Venus moderne që të duket si një yll filmi është pikërisht lloji i modernitetit radikal që Picabia donte të arrinte”. Një tjetër pjesë kyçe e Picabia-s, Pavonia (1929, 6-8 milionë euro) gjithashtu bën debutimin e saj në ankand, që vjen nga një koleksion privat kalifornian.

Pavonia nga Picabia

“Le Paysage Fantôme” e René Magritte (1928, rreth 700,000-1 milion euro), e cila tregon gruan e artistit Georgette Berge”.

“Është shumë origjinale. Është një sfidë për bukurinë klasike”, thotë Bompard, i cili nënvizon se vepra u realizua në të njëjtin vit me “The Tready of Images”,1929.

“Misteri, kontradikta, është linja e famshme e poetit francez Paul Eluard: ‘Toka është blu si portokalli’. Çfarë do të thotë? Është surrealizëm i pastër, e shikon shumë mirë imazhin poetik që krijon dhe nuk ka racionalitet për t’i dhënë kësaj formule”, u shpreh Thomas Bompard, nënkryetar i Sotheby’s France.

Në ankand vjen edhe Marcel Duchamp, i cili së bashku me Pablo Picasso dhe Henri Matisse, vlerësohet si një nga tri artistë, të cilët ndihmuan për të përcaktuar zhvillimet revolucionare në artet plastike.

Është hera e parë që ekspertët organizojnë një shitje kaq të madhe në Francë kushtuar Surrealizmit. Zakonisht shitje të tilla organizohen në Londër.

Por këtë herë u zhvendosën në Paris, tek djepi i Surrealizmit, pasi pikërisht në këtë qytet Manifesti Surrealist u shtyp për herë të parë në vitin 1924.

“Surrealizmi, i cili filloi në Paris në fillim të shekullit të 20-të, vazhdon të jetë i kohës”, shprehet Thomas Bompard, nënkryetar i Sotheby’s France.

“Unë mendoj se Surrealizmi është ndoshta një lëvizje artistike e shekullit të 20-të që ka qenë në gjendje të përqafojë sa irracionale, sa e shëmtuar dhe sa sfiduese mund të jetë bota moderne. Surrealizmi nuk është aspak një kullë fildishi, e shurdhër ndaj asaj që po ndodh në botë. Ishte një lëvizje e lindur nga hiri i botës i shkatërruar gjatë Luftës së Parë Botërore. U desh shumë guxim për të përballuar kontradiktat e botës së re”.

Marrë nga The Art Newspaper, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë