Lojëra me Dore

Surprizë në Montekarlo, italiani Muzeti eliminon me përmbysje Gjokoviçin

Gazeta Si – Tenisti italian ka arritur të mundë Novak Gjokoviçin, madje me përmbysje, 4-6, 7-5 dhe 6-4. Në çerekfinale të turneut do të ndeshet me patriotin Janik Siner, që eliminoi Hurkacz.

Lorenco Muzeti ka bërë surprizën në fazën e 1/8-ve, duke mundur Gjokoviç në Masters 1000 të Montekarlos. Pasi rrezikoi shumë kundër ‘Noles’, ai ia doli të bënte një përmbysje të madhe dhe të kalojë në çerekfinale. Duhet theksuar se serbi bëri shumë gabime pas fillimit të shiut.

Italiani e rriti mjaft nivelin e lojës në setin e dytë dhe të tretë. Në setin e tretë Gjokoviç reagoi mirë, por vrulli i tij u ndërpre nga shiu, që i detyroi tenistët të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Pas një ore Gjokoviç u kthye në fushë shumë agresiv, duke bërë shumë gabime. Muzeti anuloi një ‘break point’ të rivalit dhe arriti të mbyllte ndeshjen vetëm pas ‘match point’-it të 4-t, pas 2 orë e 54 minutash lojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë