Gazeta Si – Me siguri do t’u rrëmbejë skenën protagonistëve të vërtetë të Çmimit të Madh të Italisë. Ashtu si rreth dy muaj më parë në Silverston? Aktori Bred Pit pritet në Monca për fundjavën e garës së 14-të të Botërorit të Formulës 1.

Jo vetëm si një i ftuar special, aktori i Hollivudit do të përfitojë nga konteksti për të xhiruar skena të tjera të filmit të ‘Apple Studios’ të drejtuar nga Josef Kosinski dhe dedikuar botës së garave.
Më 7 deri më 9 korrik, kur u zhvillua gara në Silverston, aktori amerikan (60 vjeç në fund të vitit) bashkë me protagonistin tjetër Demson Idris, u pa në pistë me veshjen e pilotit, bashkë me ata të vërtetët e Botërorit, deri në momentin e nisjes së garës. Titulli provizor i filmit është ‘Apex’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



