Gazeta Si – Klubi italian lajmëroi rikthimin në shtëpi të portierit Xhanluixhi Bufon, duke përdorur simbolin e personazhit të njohur të filmave vizatimorë, pa pasur autorizimin e nevojshëm.
Ajo video ishte interesante dhe pati impakt të madh. Rikthimi i ‘Superman Bufonit’ bëri që një pjesë e mirë e tifozëve të Parmës të ëndërronin, kurse disa të tjerë e kontestuan. Por ato 50 sekonda të videos së realizuar për njoftimin zyrtar të afrimit të portierit kampion bote i ka kushtuar shtrenjtë Parmës.

Pas publikimit të saj videoje, që më pas u mor edhe nga shumë organe të informacionit, “Warner Bros Entertainment”, shtëpia e njohur prodhuese e kinematografisë amerikane, hapi një çështje. Sipas saj, simboli që personifikon prej kohësh Supermenin, – për të cilin WB gëzon të drejtën e autorësisë, – është përdorur pa autorizimin e nevojshëm.
Palët në një kohë të shkurtër kanë gjetur një zgjidhje për ta mbyllur çështjen. Parma do t’i paguajë kolosit amerikan 15 mijë euro, një shifër modeste kjo. Çështje e mbyllur. Përveç të tjerave, videoja në fjalë nuk i ka sjellë fat Parmës. Ajo nuk ka mundur të ‘fluturojë’, pavarësisht ‘Supermen Bufonit’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




