Nga Karel Godin te Kristijan Albers, nga Gijs Van Lenep te Jan Lamers, mes tyre edhe Jos Verstappen (babi i kampionit të ri), rrallë para daljes në skenë të SuperMaksit eksponentët e skuadrës së “holandezëve fluturues” (15 në gjithë historinë e 770 pilotëve që kanë të paktën një garë) kishin arritur pozicione të rëndësishme. Fantazia dhe pasioni i kombit “portokalli”, i përfaqësuar shumë mirë edhe në tribunat e Yas Marina, ishte e dukshme në finalen e Botërorit!
Fenomen i bujshëm ai i identifikimit (sportiv) mes kampionit të Red Bull-it dhe një populli të tërë. Sigurisht, numrat janë relativisht të vegjël (popullsia e Holandës është rreth 7 milionë) por arritja e fenomenit është vërtet e madhe, ndoshta edhe në lidhje me karakterin aspak latin të banorëve të vendit në Detin e Veriut.

Gjithsesi, ishte një turmë e madhe “portokalli” në Çmimin e Madh në cirkuitin e Zandvort në verë. Në atë rast, në garën e rikthyer pas 36 vitesh në kalendar, Maksi dominoi në atë që më shumë se një Çmim i madh ngjante me një “rave party” motorësh, e destinuar të kthehej në një gur themeli në vrapimin e 24-vjeçarit drejt titullit dhe në një “stop” për superfuqinë e Hemiltonit dhe Mercedesit për 7 vjet, me një kontribut të çmuar, – të mos harrojmë, – edhe të Niko Rosberg.
Që titulli i Vershtapenit nuk vjen nga asgjëja, e thotë para së gjithash kualifikimi i djalit të predestinuar të babait. Një djalë me fatin e shkruar për të bërë historinë, jo një djalë babi. Sigurisht, nuk jemi në nivelin e Graham dhe Demon Hill, të Keke dhe Niko Rosberg, apo të Zhil dhe Zhak Vilnëv, por mund të thuhet se genet dhe më shumë përditshmëria në një farë mënyre i kanë orientuar ëndrrat e Maksit që në fëmijëri.

107 gara në karrierë, por në klubin e pilotëve jo komodë, që eklipsoheshin nga shokët e skuadrës, si Mikael Shumaker te Benetoni, babai Jos ka 2 vende të treta në karrierë, në Hungari dhe në Belgjikë në 1994-ën. Dhe atë që nuk arriti vetë në timon, 49-vjeçari Jos po e arrin tani për “merita” prindërore dhe si frymëzues, apo një guidë “hije” e rëndë tek i biri, sidomos në hapat e parë të karrierës së kampionit të ri, që imagjinohet lehtë se kanë qenë shumë impenjativë dhe ambiciozë për të dy, babë e bir.
Pasi fitoi tituj europianë në garat ‘kart’ mes moshës 8 dhe 15 vjeç, kampioni i ri, i lindur më 30 shtator 1997 në Haselt (kryeqendra flamande e Limburgut belg), kaloi në automobilizmin e vërtetë në 2014-ën dhe e bëri nga dera kryesore: Red Bull Junior Team. I treti në kampionatin europian FIA të Formula 3 dhe fitues i ‘Masters’ në asfaltin e Zandvort, vetëm pas një sezoni në formulën e tretë, ai ishte gati për sezonin e parë si pilot titullar në Formula 1 (2015), me Toro Roso që e kishte shijuar në provat e lira të vitit të mëparshëm në Suzuka, Austin dhe San Paolo.

hjetë herë në top 10 në sezonin e debutimit (19 gara në total), i 12-i në klasifikimin e përgjithshëm, Maks i ‘rrëmbeu’ Red Bull-in Danil Kviat në Çmimin e Madh të Spanjës në 2016-ën, që e fitoi edhe falë ‘harakirit’ të bujshëm të Mercedesit, të Hemiltonit dhe Rosberg 4 kthesa pas nisjes.
Mbetet në memorie fitorja e bujshme e Barcelonës, e vetmja e Vershtapen Junior në sezonin ku u shpall kampion Niko Rosberg, i vetmi që ndërpreu supermacinë e “Mbretit të zi” në erën hibride të Formulës 1, për të ardhur tani te Maksi. Ai fitoi në Sepang dhe në Meksiko Siti në 2017-ën (i 6-ti në Botëror) edhe pastaj në Austri dhe sërish në Meksikë sezonin pasardhës.
Më pas e rriti nivelin në 2019-ën me fitoret në Shpilberg, Hokenheim dhe San Paolo, si dhe sezonin e kaluar në Silverston dhe Abu Dhabi. Këto rezultate i shërbyen Vershtapenit për shkallën më të lartë për podin e dy sezoneve dhe në fund, ishin provat gjenerale për sulmin ndaj Hemiltonit, i finalizuar me sukses. Falë një sezoni absolutisht të jashtëzakonshëm, me 9 fitore, 7 vende të dyta dhe vetëm 2 tërheqje në 20 garat e Botërorit.

Mbetet të kuptohet tani, nëse goditja e bërë në 2021-shin do të jetë fillimi i rënies së Hemiltonit apo jo, nëse do të jetë një faqe e re në Formula 1 apo jo. Me shumë mundësi, është fillimi i një historie të re të një suksesi të madh.
Përgatiti: Fatjon Rupi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




