Do të ketë vetëm 7 të tilla dhe shihet si makina e të ardhmes. Kompania italiane 777 Motors ka prezantuar krijimin e saj të parë, 777 Hypercar. Duket se kompania ka një lidhje të veçantë me numrin 7 pasi jo vetëm që do të krijojë 7 makina por secila do të shitet për 7 milion euro.
Dorëzimi i autovetarura do të nisë në 2025, ndërkohë që kompania automobilistike po punon prej 2 vitesh për krijimin e makinës të së ardhmes, me vetëm një vend.
Makina peshon vetëm 900 kg por gjeneron një downforce prej 2100 kg kur arrin shpejtësinë 370 km/orë. Në provat e deritanishme në autodromin e Monzës (një pistë prej 5793 km) ky automjet ka arritur ta përshkojë në vetëm 1 minutë e 33 sekonda.
Sipas kompanisë në pronësi të Andrea Levy ky mjet shënon hyrjen në një fazë të re të automobilave për të gjithë prodhuesit, duke shënuar një risi, pasi do të ketë performancën më të mirë, me kënaqësinë e pilotimit, pa asnjë komponent hybrid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.