Futboll

Superliga është një festë vetëm për të pasurit, sporti është diçka krejt tjetër!

Gazeta Si – Çfarë na bëri përshtypje edhe këtë javë kampionati? Dëshira dhe entuziazmi i Salernitanës, që frikësoi dhe ndali Milanin. Grinta me të cilën Frozinone, pasi mundi bindshëm Napolin, përballoi Juventusin. Çfarë mbeti në memorie nga grupet e Championsit? Surpriza e Kopenhagenit, i aftë të eleminonte Mançester Junajtid, pasi e mundi 4-3.

Janë momente futbolli të vërtetë, ato që shpesh na bëjnë të mendojmë se asgjë nuk është e sigurt në këtë sport. Sigurisht, do të jenë gjithmonë ‘Të mëdhenjtë’, por asgjë dhe askush nuk e imponon përballjen me ata që nuk kanë të njëjtat kushte financiare. Dhe mbi të gjitha, nuk është e thënë që ka hapësirë vetëm për më të fortët dhe më të pasurit.

Protagonistë, – kjo është esenca e çdo sporti, – mund të jenë thjesht më të zotët.

Ku qëndron gabimi?
Nga emocionet që dhuron futbolli çdo ditë duhet nisur për të kuptuar se çfarë nuk shkon te Superliga, me fatin dhe rrënjët tek emri. Sikur vërtet të kishte apo duhet të ketë diçka ‘superiore’ – në këtë rast buxheti – që të pranohesh në rrethin privat të atyre që të gjykojnë ekskluzivisht nga fuqia jote financiare. Kopenagheni, që ka fituar edhe 15 tituj kombëtare, si mund të mos aspironte të luante kundër Mançesterit?

Hojlund u ka kushtuar anglezëve sa vlera e gjithë klubit danez. Me Superligën, a do të kishte ndonjë përballje të këtij lloji…. Sepse në dukje projekti parashikon një ndryshim. Disa lloj rëniesh nga kategoria dhe po ashtu edhe ngjitje nga 64 pjesëmarrës, të ndarë në 3 fasha: Star, Gold dhe Blu.

Për shembull, si vendoset – pyetje retorike – kush niset nga shkalla e parë? Një rikthim në epokën antike, ku pak, më të pasurit, janë dhe qëndrojnë në piedistal, përballë konceptit të meritës, që është baza e një kompeticioni sportiv. Ajo lejon ata që kanë intuitë dhe ide të mundin edhe ata me portofolin plot.

Monopoli
Diskutohet për monopolin e institucioneve, por në të njëjtën kohë janë klubet më të pasur dhe më të fuqishëm që imponojnë, me praninë e tyre praktikisht të garantuar, po këtë monopol. Për këtë arsye shumë klube dhe futbollistët janë kundër. Sepse askujt nuk mund t’i falë kënaqësi ky koncept i çuditshëm futbolli, ku më të pasurit organizojnë festën e tyre ekskluzive.

Dhe nuk është rastësi që ‘Jo’ e parë vjen nga ata që vërtet përfaqësojnë vullnetin popullor dhe motorin e gjithçkaje: tifozët. Sepse Super për ta është vetëm dëshira për të parë çdo herë, në çdo ndeshje, kush është më i zoti. Kush e meriton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë