Futboll

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2024-2025

Ditën e sotme, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare” do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 31-ta në histori.

Egnatia si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.

Rrogozhinasit pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, synojnë trofeun e parë në histori të Superkupës.

Kukësi, ndërkohë e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën dhe kuksianët do të tentojnë trofeun e dytë në histori./ATA/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë