Gazeta Si – Po vjen momenti i startit për Superioren. Kampionati elitar i futbollit në Shqipëri do të nisë ditën e premte, nga stadiumi ‘Kukës Arena’. Klubi verior ka bërë publike edhe çmimet e biletave për ndeshjen hapëse të kampionatit.
Siç është traditë, në fushë do të zbresë i pari ekipi kampion. Kukësi i trajnerit Skënder Gega do të presë Tiranën kampione në fuqi. Të dy ekipet sigurisht do të kërkojnë një nisje sa më të mbarë të garës në stadiumin e rikonstruktuar të Kukësit.

Katër ndeshjet e tjera të javës së parë të sezonit 2022-2023 do të luhen ditën e shtunë dhe të diel.
Duhet theksuar se Superiores këtë sezon do t’i mungojnë shumë emra të mëdhenj, si Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Elbasani, Apolonia, Lushnja, Tomori, Luftëtari apo Besëlidhja.
Dhjetë skuadrat e nivelit elitar janë Tirana, Partizani, Vllaznia, Kukësi, Teuta, Laçi, Kastrioti, Egnatia, Bylisi dhe Erzeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.