Gazeta Si – Tragjedia e 11 nëntorit, kur sulmuesi Rafael Duamena humbi jetën pas një ataku në zemër, do të përjetohet sot ndoshta njësoj si atë ditë. Egnatia do të rikthehet në fushë pa kapitenin dhe liderin e saj për të luajtur 66 minutat e mbetura të ndeshjes me Partizanin.
Do të jetë një ndeshje e trishtë për lojtarët e Egnatias. Klubi ka vendosur që në fanellat e lojtarëve të vendosë simbolet e sulmuesit ganez, në nderim të tij.

‘Gjithmonë me ne… Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë…”, – shkruan klubi rrogozhinas në faqen e vet.
Rezultati i ndeshjes Egnatia-Partizani ishte 1-1, kur ndodhi tragjedia. FSHF vendosi më pas që të anulonte të gjitha ndeshjet e tjera dhe java e 13-të e Superiores rikthehet sot, duke rinisur pikërisht nga Rrogozhina, me sfidën mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, me nga 26 pikë secila.
Luajnë sot edhe Dinamo, që ndeshet me Erzenin në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit, si dhe Tirana që pret Kukësin në kryeqytet. Ditën e premte luhen Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




