Futboll

Superiorja në shenjën e Derbit të fundit në Kryeqytet

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e javës së 33 në Kategorinë Superiore. Mes Kupës dhe kampionatit, kjo është një periudhë e ngjeshur për “BIG4” ku është kualifikuar vetëm Egnatia e cila në mesjavë zbriti në fushë për Kupën e Shqipërisë. Raundi fillon në orën 15:00 në Lac dhe në Ballsh ku vendasit luajnë për mbijetesë ashtu si miqtë e Skënderbeut por jo Vllaznia në Ballsh. Golevarazhi dhe ndeshjet direkte do të vendosin shumë për mbijetesën dhe ndaj Laci dhe Skëndërbeun duan maksimumin mesditën e sotme. Ndërsa Vllaznia kërkon vendin e dytë dhe avantazhin e fushës në “Final4” ndaj Bylis nuk pret asnjë dhuratë.

E diela mbyllet mes Dinamo City-t dhe Teutës, sfidë e njëjtë me atë në Ballsh por këtu ndryshojnë aktorët. Të hënën Egnatia pret AF Elbasani, ndeshje e rëndësishme për kolaudimin përfundimtar të vendasve në spritnin e fundit të sezonit. Ndërsa miqtë verdheblu shpresojnë ende për një vend mes 4 më të mirëve. Mbrëmja i përket derbit të fundit nië kryeqytet për sezonin 2024/25. Situatë diametralisht e kundërt në klasifikim por bardheblutë kanë shënuar më shumë se të kuqtë. Diferencën e bën mbrojtja që mban Partizanin në “BIG4” dhe Skënder Gega kërkon fitoren e dytë rradhazi në atë që mund ti garantojë rinovimin automatik edhe për një vit tjetër. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë