Nga Gazeta Si – Kështu mund ta quajmë sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë që luhet nesër në orën 13:30.
Një ndeshje që jemi mësuar ta shohim në mbrëmje nën dritat e Arenës Kombëtare, por problemet e pafundta të bardhebluve, kushtëzojnë zhvillimin e saj në mesditë.
Edhe vetë miqtë kuqeblu do të donin të kishin një rival më të denjë përballë e jo një skuadër të plagosur që është nisur pa kthim drejt Kategorisë së Parë.
Në terma sportivë, Vllaznia nuk duhet ta diskutojë fitoren që do ta mbante mes 4 skuadrave të para.
Raundi i 17 starton sot në orën 16:30 me…
- Egnatia vs. Partizani
- Dinamo City vs. Vora
Kampionët në fuqi kanë 12 pikë në 5 ndeshjet e fundit ndërsa Partizani edhe pse pa asnjë humbje, ka një pikë më pak në po kaq ndeshje.
Blutë presin Vorën me një distancë prej 10 pikësh mes tyre që dukshëm favorizon skuadrën e Ilir Dajës.
E njëjta situatë vlen edhe në Vlorë ku Flamurtari pret Teutën në Derbin e Detit.
Miqtë kanë 11 pikë më shumë se vendasit që pak ditë më parë përjashtuan Kapitenin për sjellje jo sportive.
Provë delikate e kryesueses AF Elbasani që ul siparin e raundit në Ballsh, përballë vendasve të Bylis që kërkojnë pikë për mbijetesë.

Në dy ditë ndahet edhe Kategoria e Parë që me kryesimin e Skënderbeut duket se zhvillohet vetëm për vendin e dytë.
Mesdita e së shtunës rezervon 4 ndeshje në orën 13:30…
- AF Luftëtari vs. Pogradeci
- Korabi vs. Burreli
- Kastrioti vs. Lushnja
- Apolonia vs. Laçi
Liqenorët pritet ta kenë të lehtë në Gjirokastër, krahasuar me rivalët direktë nga Laçi që luajnë gjithashtu në transfertë ndaj Apolonisë së vendit të 4-rt.
Kategoria e parë e mbyll javën kalendarike të dielën në të njëjtën orë…
- Besa vs. Iliria
- Kukësi vs. Skënderbeu
Spikat kjo e dyta që mund të konsiderohet “Made in Gjoka” pasi vë përballë dy skuadra të trainerit Ernest Gjoka.
Me Kukësin ai u shpall Kampion në vend, ndërsa Skënderbeun po e kthen sërish mes më të mirëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




