Futboll

Superiorja me ngarkesë të plotë, 3 javë në 12 ditë

Ngjeshet kalendari për Kategorinë Superiore, kjo të paktën për muajin Mars që kthen në fushë ekipet kombëtare. Kjo bie në sy sapo të shohësh kalendarin dhe kupton se 3 javët e para trë fazës së 4 do të zhvillohen brenda 12 ditëve duke filluar nga nesër e deri në 16 Mars. Në përfundim të 3 fazave të para, kampionët në fuqi nuk kanë më qetësinë e premtuar për një sukses të dytë rradhazi në sezonin e rregullt. 1 pikë në dy ndeshjet e fundit bën që Egnatia të ndjejë dihatjen e Dinamo City-t dhe Vllaznisë që morën 9 pikë në 5 raundet e fundit të fazës së 3. E pikërisht blutë janë miq në Rrogozhinë dhe Partizani në Shkodër. Gjithçka e barabartë në letër por Partizani nuk ka asnjë fitore në 450’ dhe kuqeblutë duan ti japin goditjen e fundit. 

Ndërsa Dinamo City do të provojë që Egnatia të ketë fatin e Laçit dhe Tiranës. Të enjten luhen 3 takimet përmbyllëse ku AF Elbasani dhe Laçi “kanë” në dorë fatin e Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët shkojnë pas dy fitoresh në “Elbasan Arena” ndërsa Tirana provon të ndalë humbjet rradhazi. Bylis dhe Teuta mbyllën 27 javë me pikë të barabarta dhe për të ruajtur mbijetesën do të ndeshen në “Adush Muça”. Në 5 ndeshjet e fundit miqtë kanë marrë 1 pikë më shumë se vendasit. Në përfundim të ndeshjeve në fazën e tretë, skuadra më e mirë konfirmohet Egnatia. Laci vjen në vendin e 4 dhe bie në sy performanca shkatërruese e Partizanit që ka bërë edhe më keq se Skwnderbeu. Tirana dhe Teuta ishin dy skuadrat më të dobëta gjatë kësaj faze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë