Futboll

Superiore/ Tirana në testin durrsak, Partizani synon të rihapë garën e titullit

Gazeta Si – Superiorja luan sot katër nga ndeshjet e javës së 32-të të saj. Vëmendja është e gjitha te gara e titullit kampion, pasi sot mund të ketë një afrim të mundshëm të Partizanit me Tiranën kryesuese.

Tirana luan në Durrës me Teutën, që lufton për mbijetesë dhe ka nevojë për pikë. Ky fakt bën që në kampin e Partizanit të shpresojnë për ta ngushtuar diferencën prej 5 pikësh që kanë aktualisht me rivalët e tyre. Por, më parë të kuqtë duhet të mundin Kukësin në ‘Arenën e Demave’.

Nga nje ndeshje mes Partizanit dhe Kukesit. Gazeta Si, 6 maj 2023

Pak kohë më parë Tirana fitoi bindshëm ndaj Teutës në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, megjithatë trajneri Orges Shehi e ka të qartë se sot do të jetë një ‘muzikë’ tjetër. Nëse bardheblutë ndalen sot dhe Partizani mund Kukësin, derbi do të bëhet edhe më i zjarrtë.

Në fushë zbret sot edhe Vllaznia, që është ‘e dënuar’ për të dalë nga kriza. Shkodranët ndeshen me Kastriotin në transfertë dhe kanë një mundësi të mirë të fitojnë. Egnatia e vendit të tretë pret Bylisin.

Superiore, java e 32-të
Sot, ora 14:00
Egnatia-Bylis
Kastrioti-Vllaznia
Ora 18:00
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë