Nga Gazeta Si – Spektakolare gara e Francës ku pilotët lëviznin lartë e poshtë në pistë me fitore, podiume dhe pikë duke kontribuar në suksese dhe statistika të rëndësishme.
Raundi transalpin i “2025 MOTUL FIM Superbike World Championship” u mbyll me suksesin e trefishtë të Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) në “Circuit de Nevers Magny-Cours” ku ‘El Turco’ vazhdoi të shkuajë historinë.
604 – Sergio Garcia (Honda HRC) Zaqhwan Zaidi (PETRONAS MIE Honda Racing Team) morën pikët e para në WorldSBK, duke e cuar në 604 numrin e pilotëve që marrin pikë në WorldSBK.
500 – Nicolo Bulega (Aruba.it Racing – Ducati) u rendit i 2 në Garën e 1-rë duke i dhënë Italisë të 500 podium në WorldSBK.
120 – Kampioni në fuqi, Razgatlioglu u ngjit në podium e 120 në Garën e 2.
75 – Razgatlioglu ka 75 fitore në WorldSBK, 12 më shumë se Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) në vendin e dytë në histori.
50 – BMW arriti fitoren e 50 në WorldSBK në Garën e dytë. 36 prej tyre janë realizuar nga Razgatlioglu. Konstruktori gjerman është vetëm 2 fitore pas Aprilia-s.
50 – Alex Lowes (bimota by Kawasaki Racing Team) u ngjit për të 50 herë në podium në WorldSBK në Garën 2.
47 – Bulega u ngjit në podiumin e 47 në startin e 63 në WorldSBK në Garën 2 (74.6%). Nga këto podiume, 30 kanë qënë vende të dyta (57.8%) dhe 27 prej tyre pas ‘El Turco’.
23 – Razgatlioglu ka 23 “pole positions” në WorldSBK. Përpara se të largohet drejt MotoGP, ai mund të barazojë Troy Bayliss me 26.
20/25 – Podium në Superpole Race nga Alex Loëes ishte podiumi i 20 për Bimota-n dhe i 25 në total. Ato u bënë 21 dhe 26 respektivisht pas Garës 2. Vendi i 3 në Garën 1 për britanikun ishte podiumi i parë për Bimota-n në një Garë me shi prej Garës 2 në vitin 1989 në Hockenheim.
18 – Razgatlioglu ka 18 fitore këtë sezon, duke barazuar rekordin personal të një viti më parë; që ishte më i miri për ‘El Turco’
12 – Razgatlioglu arriti 12 fitore rradhazi, vetëm 1 larg rekordit personal. Ai ka mundësi ta barazojë dhe thyejë në “MotorLand Aragon” – një cirkuit ku nuk ka fituar asnjëherë.
10-3 – ‘El Turco’ u bë piloti i parë që arrin 10 apo më shumë fitore në 3 pista të ndryshme, pas Most-it dhe Donington Park.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



