Lojëra me Dore

Super Kirgios në çerekfinale të Us Open, eliminon numrin 1 Medvedev

Gazeta Si – Një Nik Kirgios hyjnor eliminon nga Us Open numrin 1 në botë, Danil Medvedev, dhe shkon në çerekfinale. Ishte ky verdikti i ndeshjes me më shumë pritshmëri në këtë turne. Fitoi australiani 7-6, 3-6, 6-3 dhe 6-2.

Një sukses që vlen shumë në të gjitha pikëpamjet për Nik Kirgios. Është i dyti radhazi për australianin që e mundi rusin Medvedev edhe në turin e dytë në Kanada, në fillim të gushtit. Tani ai kryeson 4-1 në sfidat direkt.

Nik Kirgios pas kualifikimit. Gazeta Si, 5 shtator 2022

Mbi të gjitha është konfirmimi i formës së jashtëzakonshme të Nik Kirgios. Me këtë rezultat, duke shtuar edhe finalen e Uimbëlldonit, ai kthehet në 20-shen më të mirë të botës. Për Medvedev është fundi i pathyeshmërisë në Flushing Meadows, që zgjaste prej 10 ndeshjesh.

Rusi nuk do të jetë më numri 1 në botë në fund të turneut amerikan. ‘Froni’ do t’i kalojë njërit mes Nadal, Alkaraz dhe Rud.

Kirgios ishte shumë i përqendruar në ndeshje. Ai e nisi në sulm dhe fitoi setin e parë 7-6. Medvedev reagoi në të dytin dhe barazoi, por më pas australiani tregoi forcën e tij, duke i fituar bindshëm dy setet e tjera.

Thuajse në të gjitha statistikat ishte Kirgios ai që dominoi. Në çerekfinale ai do të ndeshet me një tjetër rus, Karen Khaçanov, i cili ka thyer parashikimet dhe ka eliminuar pas 5 setesh spanjollin Pablo Karrena Busta (4-6, 6-3, 6-1, 4-6 dhe 6-3).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë