Futboll

Suning gati të bëjë sulmin final për Lionel Messi

Jo tani, jo menjëherë. Nuk ka asnjë tratativë në lojë, e palët e kanë përgënjeshtruar menjëherë. Por Inter po mendon e do të provojë të bëjë një goditjen që ngjan gati e pamundur. Një ëndërr e destinuar të mbetet e tillë? Edhe mund të jetë, por ndërkohë grupi Suning është gati të bëjë sulmin final për Lionel Messi për vitin 2021. Vendimi i Jorge, të atit të lojtarit, për të transferuar selinë e bizneseve në Milano që nga gushti, jo larg nga selia e re e Inter, i ka bërë të ëndërrojnë tifozët zikaltër. Kjo lëvizje mund të ndihmojë Inter në rrëmbimin e ‘’Pleshtit’’, që ka një kontratë në skadencë me Barcelonën në 2021, ende të parinovuar, e që mund të lirohet falas brenda 31 majit.

Një investim i jashtëzakonshëm, për të veshur zikaltër Messi, që fiton 50 milionë euro në vit. Shifër astronomike edhe një për gjigant si Suning, që është i ndërgjegjshëm se çfarë mund të sjellë argjentinasi në terma të ardhurash, mes sponsorësh e marketingu me milionë fansa në gjithë botën. Një investim që Inter ia vlen ta studioje e të provojë ta bëjë të mundur. Duke shfrytëzuar pikërisht një asist të të atit të Messi, tani fqinj, e pakënaqësive të lojtarit për shkak të tensioneve me trajnerin Setien.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë