Merkato e kësaj vere në Angli do të fokusohet më shumë tek sulmuesit që mund të përkojë me lindjen e një gjenerate të re në Premier League. Pas largimit të Kevin De Bruyne nga Manchester City, skuadra e Guardiola-s është e vetmja nga 4 të parat që ka një sulmues. Ndërsa nuk janë të pakta skuadrat jashtë zonës Champions që duan alternativa në repartin e avancuar. E thënë ndryshe, Nr 9 dhe ata 10 do të jenë ndër më të kërkuarit nga klubet e Premier League. Për këtë arësye sjellim 5 prej tyre që mund ti shohim në ishull sezonin e ardhshëm:
Viktor Gyokeres
Në dy sezonet e zhvilluara në Portugali, Gyokeres ka numrat e Erling Haaland. 79 gola në 83 ndeshje në Primeira Liga dhe Champions League.

Florian Wirtz
Në dy sezonet e fundit, Wirtz është përfshirë në shënimin e 67 golave në 75 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Bayer Leverkusen (34 gola dhe 33 asist).
Benjamin Sesko
Shënoi 21 gola në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet për RB Leipzig këtë sezon. Përfshi 13 në Bundesliga dhe 4 në 6 ndeshje në Champions League.
Hugo Ekitike
22 vjecari shënoi 15 gola dhe asistoi për 8 të tjerë në 33 ndeshje në Bundesliga me fanellën e Eintracht Frankfurt në sezonin e fundit. Por për të më shumë flet loja se shifrat.
Rayan Cherki
Kontribuoi me 19 gola ose assists në 22 ndeshje si titullar në Ligue 1. Si dhe 12 të tjerë nga 11 ndeshje si titullar në UEFA Europa League: numra elitarë që tërhoqën vëmendjen e klubeve më të mëdhenj në Premier League. Për rrjedhojë edhe kontrata te Man City ishte një fund logjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.