Kosova

Sulmohet sërish me granatë komuna e Zveçanit në veri të Kosovës

Nga Gazeta 'Si'- Rreth mesnatës është sulmuar me granatë dore objekti i Komunës së Zveçanit.

Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur janë dëmtuar disa pjesë të objektit të komunës si dhe xhamat e 4 makinave që kanë qenë të parkuara në afërsi.

Policia po punon për identifikimin e autorëve. Nuk raportohet për të lënduar. Gjatë së enjtes për herë të parë Zveçani festoi 28 Nëntorin duke mbajtur një mbledhje të Asamblesë komunale. 

Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor.

Elshani tha se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, dhe se policia ka nisur hetimet.

Komuna e Zveçanit udhëhiqet nga një kryetar shqiptar prej fillimvitit 2023, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti.

Të mërkurën, kuvendi komunal i Zveçanit e shënoi 28 Nëntorin - përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - në një seancë solemne. Kjo është hera e parë që u shënua kjo ngjarje - e cila nuk është festë zyrtare në Kosovë - në këtë komunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë