Ka ndodhur

Sulmi terrorist në Vjenë, shfaqen dyshime edhe në Zvicër/Arrestohen dy të rinj

Gjurmët e sulmit të Vjenës ditën e djeshme kanë arritur deri në Zvicër. Policia e Austrisë  e cila formoi task-forcën “Vjena”, me qëllim kontrollin e akteve të tilla, deklarojnë se celulat e terroristëve janë shtrirë deri në Zvicër.  Gjatë pasdites së sotme policia arrestoi dy persona të tjerë të cilët dyshohet se kishin lidhje me Kujtim Fejzullahun, njëri nga autorët e sulmit terrorist.
Personat u arrestuan në qytetin e Winterthur personat që ishin në moshën 18 dhe 24-vjeç. Të dy personat u arrestuan në koordinim me autoritetet austriake nga njësia speciale EG Diamant në Winterthur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë