Nga Gazeta ‘Si’– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç deklaroi se pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas tij, bëri një gabim të rëndë politik duke e akuzuar paraprakisht Beogradin.
“Ne nuk do ta lëmë këtë situatë të shkojë lehtë. Ne duam një hetim ndërkombëtar tani dhe jemi të gatshëm të marrim pjesë në hetim”, tha Gjuriç.
Megjithatë, ai theksoi se nuk ka përgjigje për këtë ‘ofertë’ sepse sipas tij, edhe ata e dinë se Beogradi nuk ka të bëjë me këtë sulm dhe kushdo që ka marrë pjesë do të ndiqet penalisht.
“Është e rëndësishme të thuhet se akuzat e papërgjegjshme të Kurtit tregojnë mungesë përgjegjësie lidershipi, presion të shtuar ndaj komunitetit serb”, tha ministri duke iu referuar takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINTIT.
Sipas tij, diplomacia nuk është plotësisht transparente.
“Jemi duke punuar intensivisht, duke lobuar për çështjen serbe. Ndodh që ajo që thuhet në një takim të jetë ndryshe nga ajo që thuhet në publik, por në këtë rast nuk është ndryshe” thotë Gjuriç duke aluduar në deklaratat e bëra pas takimit me ambasadorët e QUINT-it.
Ai tha se qëllimi i Kurtit ishtë të ndalonte Listën Serbe që të rriste vlerësimin e saj para zgjedhjeve.
“Është e qartë se po bëhet një hetim i rastësishëm dhe se nuk ka asnjë tregues se pretendimet e Kurtit janë të vërteta, njerëzit po arrestohen rastësisht, pastaj lirohen, ajo tentativë e tij ka dështuar”, tha Gjuriç.
Burimi: Novosti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.