Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës.
Kjo mbledhje do të mbahet pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, ku një zyrtar policor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi pranë urës në fshatin Banjskë në veri.
Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, dyshohet se personat që kryen sulmin janë fshehur brenda Manastirit të Banjskës.
Pas sulmit me armë ku u vra polici është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




