Gazeta Si – Një anëtare e Gardës Kombëtare Amerikane, Sarah Beckstrom, ka vdekur nga plagët e marra në sulmin e së mërkurës në Uashington, DC, pranë Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Donald Trump njoftoi lajmin nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago. Policia arrestoi një afgan 29-vjeçar në sulm, dhe një anëtar tjetër i Gardës Kombëtare, forca më e madhe rezervë e Ushtrisë Amerikane, u plagos gjithashtu.
Sipas policisë, i dyshuari në sulm kishte qenë më parë anëtar i një force paraushtarake afgane që bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara.
Motivi për të shtënat e tij ndaj ushtarëve është i paqartë. Trump e quajti sulmin një “akt terrorizmi”, dhe kreu i agjencisë federale që merret me shtetësinë dhe imigracionin tha se, me udhëzimin e administratës, agjencia do të rishikojë kartat jeshile (lejet e përhershme të qëndrimit) të emigrantëve nga 19 vende të konsideruara “shqetësuese”, duke përfshirë Afganistanin, Kubën, Haitin, Iranin, Somalinë dhe Venezuelën.
Gjatë njoftimit të transmetuar nga Mar-a-Lago, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët nëse kërkesa për azil e të dyshuarit ishte miratuar në prill, Trump tha: “Tani do t’i nxjerrim të gjithë jashtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



