Politike

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, ministria shprehet se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë.

“I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.

Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s“, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë