Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se një sulm i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin e lë Moskën me alternativën “e vetme” të eliminimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Nënkryetari i këshillit të sigurisë është një aleat i ngushtë i paraardhësit dhe pasardhësit të tij dhe ka qenë një kritik i ashpër i Kievit.
“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskyt . Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë” – kërcënoi ish presidenti rus.
Presidenti ukrainas Zelenskiy mohoi që Kievi qëndronte pas incidentit, për të cilin Kremlini tha se ishte një tentativë për të vrarë presidentin Vladimir Putin, por nuk rezultoi në asnjë viktimë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



