Policia ka shpallur 4 persona në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth ores 21:30 në afërsi të rrethrrotullimit të “5 heronjve të Vigut”.
Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.
Në vendin e ngjarjes u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja.
Mësohet se efektivi i policisë ditët fundit ka ndaluar teksa ka qenë në shërbim shtetasin Rivaldo Planaj.
Ky i fundit ka tentuar që të mos i bindet policisë dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.
Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij të policisë këtë konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjetër nuk e ka akuzuar drejtperdrejt se mund të jetë ai autori i ngjarjes, por vetëm ka rrëfyer këtë konflikt për shkak të detyrës si efektiv i Shqiponjave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




