Politike

Sulmi i SHBA në Venezuelë, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Trump

Nga Gazeta ‘Si’– Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-së në Venezuelë dhe arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.

Në faqen zyrtare të ambasadës është shpërndarë mesazhi i Donald Trump, i cili shprehet se SHBA do të sigurohet që Venezuela të drejtohet siç duhet.

“Do të sigurohemi që Venezuela të drejtohet siç duhet. Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës… Do të sigurohemi që edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Venezuela nga ky bandit të jenë nën kujdes.” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë