Nga Gazeta ‘Si’- Kryedemokrati, Sali Berisha, dënoi sulmin e kryeministrit Edi Rama, ndaj gjyqtarit të dosjes Veliaj, Erjon Bani.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha bëri publike edhe mesazhin digjital që pretendohet se i kishte ardhur Ramës nga qytetari digjital, për të cilin tha se mesazhin e ka dërguar vetë gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
“Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë.
Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari digjital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu.
Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu.
Pra, u mor me biografitë.
Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




