Bota

Sulmi i Moskës / NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit

Nga Gazeta 'Si'- Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit dhe as do të pengojë mbështetjen e NATO-s për Kievin, sipas zëdhënëses të aleancës ushtarake.

Farah Dakhlallah thotë se Rusia po përpiqet të “terrorizojë” civilët dhe të frikësojë aleatët e Ukrainës duke përdorur raketën balistike me rreze të mesme veprimi.

“Përdorimi i kësaj aftësie as nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit dhe as nuk do t’i pengojë aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën,” thotë ajo.

Putin theksoi në një fjalim televiziv drejtuar kombit se Moska goditi një objekt ushtarak ukrainas me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi të njohur si “Oreshnik”. Udhëheqësi rus la të kuptohej se raketa ishte e aftë të lëshonte një ngarkesë bërthamore dhe tha se Rusia do të “përgjigjej në mënyrë të vendosur dhe simetrike” në rast të një përshkallëzimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë