Çmimi i Bitcoin ra në 60 mijë dollarë të premten, pas luhatjeve të vazhdueshme përgjatë orëve të fundit.
Në 24 orë BTC u zhvlerësua me 5% nga 64.7 mijë dollarë në 60 mijë.
Luhatjet e kriptomonedhës më të madhe në botë po i paraprijnë përgjysmimit “halving”, që pritet të ndodhë këtë javë. Kjo do të thotë që përfitimi i prodhuesve të BTC përgjysmohet. Fenomeni ndodh çdo katër vite dhe shkruhet në kodin e Bitcoin.
Si rezultat, oferta e Bitcoin në treg do të reduktohet. Herët e shkuara kjo ka sjellë një rritje të çmimit.
Kriptomonedhat u ndikuan fort dhe nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit, kur BTC tregtohej me 70 mijë dollarë./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




