Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën përsëri, paralel me tensionet në Lindjen e Mesme, ‘betimit’ të OPEC për shkurtim të prodhimit dhe mbyllja e fushës më të madhe të naftës në Libi.
Nafta e papërpunuar Brent shitet 3% më shtrenjtë se 24 orë më parë, në 78.22 dollarë/fuçi ndërsa ajo e Teksasit, 3.25% më shtrenjtë në 72.69 dollarë/fuçi.
Deri më tani ndikimi i konfliktit në tregun i naftës ishte i dobët, sepse rezervat kanë qenë të mbushura.
Të mërkurën, Houthi-t e Jemenit pretenduan një tjetër sulm ndaj një anijeje tregtare në Detin e Kuq, megjithëse gjigandi francez i transportit që kishte marrë me qira anijen e kontejnerit në fjalë tha se ajo nuk kishte pësuar asnjë incident. Të martën, gjigandi danez i anijeve Maersk tha se është tërhequr nga lundrimi në Detin e Kuq, pavarësisht nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA për mbrojtje.
Gjithashtu të mërkurën, OPEC+ njoftoi se do të mbante një takim të Komitetit të Përbashkët Ministror të Monitorimit (JMMC) më 1 shkurt, duke theksuar në një deklaratë se karteli i zgjeruar ishte unifikuar dhe bashkëpunimi do të vazhdonte pas daljes së Angolës nga grupi.
Protestat në Libi kanë çuar në mbylljen e fushës së prodhimit të naftës, Sharara duke ushtruar presion mbi naftën. Sharara nxirrte 300.000 fuçi naftë në ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




