Nga Gazeta ‘Si’- Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës.
Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje, tha: “Hakmarrja është e pashmangshme”.
Një nga aleatët kryesorë të Putinit, dukej sikur thoshte se Rusia do të kundërpërgjigjej, shkruan Sky News.
Ai postoi në Telegram, duke thënë: “Për të gjithë ata që janë të shqetësuar dhe presin hakmarrje. Duhet të shqetësohesh – kjo është cilësi e një personi normal. Hakmarrja është e pashmangshme.”
Medvedev përmendi gjithashtu bisedimet e paqes që nuk sollën shumë përparim këtë javë, por çuan në një shkëmbim tjetër të të burgosurve.
“Negociatat në Stamboll nuk janë të nevojshme për një paqe kompromisi mbi kushte jorealiste të shpikura nga dikush, por për fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të [qeverisë së Ukrainës]”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.