Bitcoin dhe i gjithë tregu i kriptomonedhave pësoi një goditje pas nisjes së sulmeve Izrael-Iran, një ditë më parë.
Bitcoin ra më shumë se 3% dhe preku nivelet e 61.7 mijë dollarëve. Ethereum ra me 10%.
Tregu vijon të mbetet në alert pasi kryeministri izraelit u betua për hakmarrje ndaj goditjeve iraniane. Brenda pak orësh nga Bitcoin u tërhoqën 242 mln dollarë. Ekspertët nuk presin rikuperim të shpejtë të tregut, të paktën deri në mesin e nëntorit.
Me rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, investitorët “po strehohen” në asete më të sigurta, siç janë titujt e borxhit, ari, nafta dhe dollari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.