Treg

Sulmet e vazhdueshme në Gaza/ Bie çmimi dhe kërkesa e naftës në tregjet botërore

Çmimi i naftës ra përsëri të martën e 12 dhjetorit pasi kërkesa po bie nga konflikti i përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë me 32 cent, ose 0.4%, në 75.71 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes të naftës së Teksasit Perëndimor të SHBA-së ranë 19 cent, ose 0.3%, në 71.13 dollarë.

Sulmet e vazhdueshme po dëmtojnë kërkesën për naftë në treg.

Edhe për vitin 2024, kërkesa globale e naftës do të jetë e dobët. Përtej kësaj, aleanca OPEC+ pritet të zgjasë më tej vendimin e saj për të mbajtur të ulët prodhimin e naftës. Një rritje e kërkesës nga ana e SHBA-së po të përmirësonte pritshmërinë për tregun më të madh në botë.

Nga ana tjetër samiti i COP28 po lobon fort për shkëputjen e vendeve nga lëndët fosile dhe orientimin e tyre drejt burimeve të rinovueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë