Ngjarje

Sulmet e Iranit / Ministria e Jashtme: Shqiptarët në vendet e Gjirit Persik të kenë kujdes të shtuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.

Në njoftimin zyrtar, Ministria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në këto vende.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

-AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: embassy.doha@mfa.gov.al, Tel: +974 77180778

– AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al, Tel: +965 2524 0627

– AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al, Tel: +966501422449

-AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: embassy.UAE@mfa.gov.al, Tel: +971 50 980 7881


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë