Gazeta Si – Në Kinë, të paktën gjashtë persona u vranë dhe një u godit me thikë në një sulm në një kopsht fëmijësh në Lianjiang në provincën jugore të Guangdong.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë së qytetit, duke raportuar se “viktimat janë një mësuese, dy prindër dhe tre fëmijë”. Është arrestuar vrasësi i dyshuar, një 25-vjeçar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin dhe moshën e viktimave, ndërsa një hetim policor ka nisur.
Sipas rikonstruksionit, vrasësi ka sulmuar një fëmijë dhe dy të rritur, duke i goditur me thikë.
Kina i ndalon rreptësisht qytetarët të posedojnë armë zjarri dhe ka pasur një numër të madh të goditjeve me thikë në vitet e fundit.
Sulmet vdekjeprurëse që synojnë posaçërisht shkollat kanë ndodhur në mbarë vendin, duke bërë që autoritetet të forcojnë sigurinë rreth institucioneve.
E fundit ndodhi në gusht 2022, kur një burrë hyri në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore të Jiangxi dhe vrau tre persona dhe plagosi gjashtë të tjerë.
Gjithashtu në prill 2021 pati një sulm të ngjashëm në rajonin autonom të Guangxi Zhuang: në atë rast dy fëmijë u vranë, me 16 të tjerë të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



