Bota

Sulm me thikë në një kishë në Sidnei, plagoset peshkopi dhe disa besimtarë

Gazeta Si – Në Sidnei disa njerëz, duke përfshirë peshkopin Mar Mari Emmanuel, u goditën me thikë gjatë meshës në një kishë të krishterë asiriane në Wakeley.

Sipas mediave australiane, të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë. Policia ka njoftuar tashmë arrestimin e një personi.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi shihet teksa i afrohet peshkopit, i cili po kremton meshën dhe e godet me një send, i cili megjithatë nuk dallohet.

Pamjet tregojnë momentin kur një burrë shkon te peshkopi para se ta godasë me thikë në fytyrë dhe në trup.

Peshkopi më vonë u filmua duke nga kamerat duke u dërguar në një ambulanca në spital, ndërkohë që thuhet se edhe disa besimtarë janë plagosur me thikë nga sulmuesi. Dyshohet se sulmuesi është bllokuar nga besimtarët deri në ardhjen e policisë.

Peshkopi Mar Mari Emmanuel është udhëheqësi i një sekti ultra-konservator ortodoks asirian që ka marrë një rol të spikatur në lëvizjen e jetës së krishterë dhe ka tërhequr të krishterët e linjës së ashpër për predikimet e tij anti-LGBTQ dhe skepticizmin në lidhje me pandeminë COVID-19.

Dy ditë më parë, në një qnedër tregtare në kryeqytetin australian, një person vrau me thikë 5 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Autori u qëllua me armë për vdekje nga policia, e cila dyshon se pas këtij akti makabër janë problemet e shëndetit mendor të agresorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë