Bota

Sulm me snajper në zyrën e emigracionit në Dallas, 1 i vdekur e dy të plagosur

Gazeta Si – Të mërkurën në Dallas të Teksasit, një person qëlloi me armë zjarri sjanper në një zyrë të ICE-së, agjencisë qeveritare amerikane për imigracionin dhe kontrollin kufitar.

Ai goditi tre persona: njëri vdiq në vendngjarje dhe dy të tjerët u dërguan në spital, por gjendja e tyre është e paqartë.

Sulmuesi kreu vetëvrasje duke përdorur të njëjtën armë zjarri të përdorur në sulm, sipas Todd Lyons, drejtor në detyrë i ICE, agjencisë amerikane të imigracionit.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se autori i vrasjes së tij vrau veten. Të tre personat e qëlluar ishin emigrantë të arrestuar nga ICE.

Incidenti ndodhi në orën 6:40 të mëngjesit (13:40 sipas orës shqiptare). Një zëdhënës i ICE tha se personi qëlloi nga çatia e një ndërtese aty pranë dhe shënjestroi hyrjen e objektit.

Objekti përdoret nga ICE për të proceduar personat e arrestuar së fundmi me dyshimin për shkelje të ligjeve të imigracionit, por jo për paraburgim më të gjatë.

Një agjent i FBI-së që ndihmoi në hetim tha se mesazhe anti-ICE u gjetën në plumbat e gjetur rreth trupit të personit që qëlloi. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, më vonë publikoi një foto të disa plumbave, njëri prej të cilëve shkruante “anti-ICE”.

“Ky atentat nuk do të ndalojë arrestimin, ndalimin dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm”, shkroi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, republikan, në X pas sulmit. “Ne do të punojmë me ICE dhe Departamentin e Policisë së Dallasit për të zbuluar motivin e vrasësit”, shtoi ai.

Për shkak të rolit të saj në zbatimin e ligjit për imigracionin, ICE ka qenë prej kohësh një agjenci e diskutueshme. Në muajt e fundit, ajo ka zbatuar politikat jashtëzakonisht të ashpra të nxitura nga Presidenti Donald Trump, duke përfshirë përdorimin e metodave që janë kritikuar gjerësisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë