Mediat ruse dhe disa kanale në Telegram kanë raportuar për shpërthime në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e pushtuar nga rusët.
Në anën tjetër edhe autoritetet ruse pranuan se një anije është sulmuar me raketa.
Si pasojë e këtij sulmi, ura e Krimesë është mbyllur për qarkullim, kurse shpërthimet janë dëgjuar edhe në gjirin e Sevastopolit.
Rusët thanë se anija u godit me raketa, ndërsa deri më tani ukrainasit nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
Një video amatore shfaq tymin e zi duke u ngritur në qiell dhe një anije të përfshirë nga zjarri. /telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




