Një seri sulmesh kibernetike janë regjistruar së fundmi në disa porte detare dhe terminale në Evropën Veriore. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 6 terminale nafte në portet detare të Anversës, Gentit (Belgjikë), Terneuzenit e Amsterdamit (Holandë), janë goditur nga një sulm kibernetik.
Sabotimi i qëllimshëm i tregtisë evropiane të naftës, filloi më 29 janar me sulme kibernetike kundër 11 qendrave të terminaleve të naftës në Gjermani, një nga furnizuesit kryesorë që furnizon “Shell”.
Ndërkohë, autoritetet belge, holandeze dhe gjermane kanë hapur disa hetime për të identifikuar personat përgjegjës për sulmet.
Sulmet kibernetike do të pengonin rëndë administrimin dixhital të terminaleve të naftës, si rezultat i të cilave ato mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë produktet e rafinuara të naftës vetëm me vonesa të mëdha.
Disa anije përfundojnë në radhë për shkak të kaosit dixhital. Për momentin, vonesat nuk kanë ndikuar ende në çmimet e naftës, por nëse problemet vazhdojnë, ato mund të enë efekt.
Aktivitetet e ngarkimit dhe shkarkimit kanë qenë veçanërisht të vështira në kalatat e frutave në Anversë që nga e diela. “Belgian New Fruit Wharf”, importon fruta ekzotike si banane, ananas dhe kivi nga Amerika e Jugut ose Australia.
Nuk dihet me dije ende se cilët janë autorët e këtij hakimi. Sulme të ngjashme kibernetike në infrastrukturën kritike janë kryer nga Rusia në të kaluarën.
Për shembull, rrjeti i tubacioneve të gazsjellësit “Colonial” në SHBA, u paralizua për ditë të tëra vitin e kaluar nga një sulm kibernetik nga Rusia.
Në tre muajt e fundit, grupi i ‘ransomware BlackCat”, i cili përdor një ikonë mace të zezë si identifikues, dyshohet se ka kryer disa sulme kibernetike kundër kompanive në SHBA, Australi dhe Indi. Sipas “De Tijd”, hulumtimi ka treguar se ‘ransomware’ është promovuar në forumet ruse të hakerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




