Gazeta Si – Një sulm që ndodhi në Nottingham të Britanisë së Madhe në mes të natës është ende i mbuluar me mister për autoritetet.
Tre persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën, të përplasur nga një furgon i bardhë.
Një 31-vjeçar që drejtonte makinën u bllokua nga policia me taser (armë paralizuese) dhe u arrestua: në automjet u gjet një çantë shpine dhe një thikë e madhe.
Alarmi u aktivizua pak pas orës 4 të mëngjesit të kësaj të marte, kur u njoftua policia dhe gjeti dy persona të vdekur në rrugë.
Pak më pas, në një rrugë aty pranë, furgoni shtypi disa persona, ndërsa një trup i tretë u gjet më vonë në një rrugë ngjitur.
Hetuesit thonë se tre incidentet janë “të lidhura”, por ata nuk komentojnë shkakun e tragjedisë.
Një dëshmitare tha se ajo pa furgonin e bardhë të përshpejtohej papritmas, pasi pa një makinë policie pas tij dhe u përplas me një grua dhe një burrë: gruaja u hodh në trotuar, ndërsa burri fluturoi në ajër.
Një tjetër dëshmitar pretendoi se kishte dëgjuar të shtëna armësh në momentin e arrestimit.
E gjithë zona e Nottingham e prekur nga incidenti është mbyllur për trafikun mëngjesin e sotëm, me dhjetëra makina policie, ambulanca dhe zjarrfikëse që kanë shkuar në vendngjarje.
Kryetari i qytetit në Anglinë Veriore, deklaroi një “aksident të rëndë”: për momentin, megjithatë, askush nuk flet për një sulm terrorist, edhe sepse një sulm në mes të natës do të ishte krejtësisht i pazakontë.
Kryeministri britanik Rishi Sunak e përshkroi atë që ndodhi këtë mëngjes në Nottingham si “tronditëse” në Tëitter: “Mendimet e mia shkojnë tek të plagosurit, familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën”, – përfundoi ai.
Për momentin, policia kufizohet në evokimin e përgjithshëm të një episodi “të tmerrshëm dhe tragjik”, pa reaguar tepër ndaj ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



