Futboll

Sulejman Starova kandidati i 3-të për president të FSHF-së, e propozon Lezha

Asamblea e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Lezhë ka përcaktuar sot delegatët, të cilët do ta përfaqësojnë atë në zgjedhjet e 2 marsit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjatë kësaj asambleje, Sulejman Starova është propozuar si kandidat për president të FSHF-së. Trajneri i njohur kryeqytetas dhe ish-sekretari i FSHF-së, mund të quhet kështu kandidati i tretë për president, pas Armand Dukës dhe Dritan Shakohoxhës. Vetë Starova nuk është prononcuar publikisht për këtë çështje.

Ridvan Kulli, kryetari i Shoqatës Rajonale të Lezhës, tha se kryesia vendosi të propozojë Sulejman Starovën si kandidat për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe Vasil Bicin si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë