Deputeti i PD Dashnor Sula tha të mërkurën se nuk duhet të ketë një rikthim të Lulzim Bashës në krye të PD-së.
“Qëndrimi im ka qenë i prerë. Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD-së. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një zgjedhje gabim. Jam krenar që kam mbështetur kandidatin e primareve në Elbasan. Do mbështes çdo kandidat të opozitës. Kemi një përgjegjësi nga i pari tek i fundit. Unë asnjëherë nuk i kam fryrë frymës së përçarjes. Përçarja është fatale për opozitën” tha Sula
Edhe deputeti Saimir Korreshi tha se jo vetëm Basha por edhe Alibeaj dhe Berisha nuk duhet të rikandidojnë më nëse duan bashkimin e PD-së. Korreshi tha se do t’i kërkojë Bardhit që të marrë iniciativë për bashkim me Berishën.
“Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Unë mendoj se ka marrë koston elektorale. Ne presim që të bashkojmë PD-në. Unë me të thënë të drejtën di që shumica e grupit parlamentar do të mblidhet sot. Është turp që ne nuk mblidhemi bashkë. I bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativë për bashkim!’ tha Korreshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



