Shendet

Suedia ndalon vaksinimin me Moderna për ata që kanë lindur nga viti 1991 e pas

Suedia do të ndalojë përdorimin e vaksinës Moderna për njerëzit e lindur nga viti 1991 dhe më vonë pas raportimeve për efekte anësore të mundshme, siç është miokarditi (sëmundje e zemrës), tha të mërkurën agjencia suedeze e shëndetësisë.

“Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka vendosur të pezullojë përdorimin e vaksinës së Moderna Spikevax për të gjithë të lindurit nga viti 1991 dhe më vonë,” thuhet në deklaratë.

“Shkaku janë sinjalet e një rreziku të shtuar të efekteve anësore të tilla si miokarditi dhe perikarditi. Sidoqoftë, rreziku për t’u prekur është shumë i vogël,” thuhet në deklaratë.

Agjencia shëndetësore tha se rekomandoi në vend të saj vaksinën Pfizer / BioNtech.

Njerëzit e lindur në 1991 ose më vonë që kishin marrë dozën e parë të Moderna-s (rreth  81,000)  nuk do ta marrin dozën e dytë nga e njëjta kompani.

Në fillim të kësaj jave, agjencia suedeze e shëndetësisë tha se ata  të moshës 12 deri në 15 vjeç do të merrnin vetëm vaksinën Pfizer / BioNtech.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë