Futboll

Suedia kap vendin e tretë në botëror, vendos futbollistja kosovare

Është Suedia ekipi që do të zërë vendin e tretë në podiumin e kampionatin botëror të femrave që po luhet në Francë. Me SHBA-në dhe Holandën që do të diskutojnë nesër fituesin e këtij kopmeticioni, sot ishte dita për të zbuluar vendin e tretë mes Anglisë dhe Suedisë.

Kombëtarja nordike arriti ta fitonte këtë ndeshje me rezultatin e ngushtë 2-1. Vendimtare për Suedinë ka qenë sërish futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani. Futbollistja shqiptare ishte më e mira në fushë në këtë ndeshje dhe me golin e saj të parë vendosi duke dëshmuar se është njëra nga më të mirat për momentin në të gjithë botën.

Suedia shënoi edhe një herë tjetër në pjesën e parë, duke e bërë të pavlefshëm reagimin e anglezeve në pjesën e dytë. Tashmë me këtë medalje të bronztë, Suedia duhet të fillojë punën për një rezultat më të mirë në kampionatin europian që luhet në vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë