Bota

Suedi, 5 të plagosur me armë zjarri në një sulm në shkollë, vetëvritet autori

Gazeta Si – Pesë persona u plagosën – edhe pe shkalla e lëndimeve është e paqartë – në një seri të shtënash me armë zjarri në qendrën e arsimit të të rriturve “Campus Risbergska” në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit në Suedi.

Sipas gazetës suedeze “Expressen”, sulmuesi vrau veten, ndërsa 4 persona janë shtruar në spitalin universitar të qytetit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe një ambulancë, ndërsa brenda shkollës po zhvillohet një operacion i gjerë policor.

Për siguri, nxënësve të shkollave aty pranë dhe banorëve të zonës u kërkua të mos dilnin jashtë.

“Kjo aktualisht konsiderohet vrasje në tentativë, zjarrvënie dhe armëmbajtje e rëndë kriminale”, tha policia në një deklaratë. “Ne dëgjuam disa të shtëna jashtë”, tha një person i bllokuar brenda shkollës për mediat suedeze.

“Informacionet për aktet e dhunës në Örebro janë shumë serioze, – tha ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strömmer për SVT Örebro. – Policia ndodhet në vendngjarje dhe operacioni është në zhvillim të plotë. Qeveria është në kontakt të ngushtë me forcat e rendit dhe po ndjek nga afër zhvillimet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë