Pas falimentimit dhe shpëtimit të Greqisë në vitet 2010-2012 , një paasiguri edhe më e madhe rikthyer në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë, por kësaj radhe për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Itali. Ekonomia e Greqisë përfaqëson një pjesë të vogël të PBB-së evropiane, por Italia nuk është Greqia, përkundrazi është ekonomia e tretë më e madhe e Evropës, gati 10 herë më e madhe se ajo e Greqisë.
Për më tepër, borxhi publik i Italisë është shtatë herë më i madh se ai i Greqisë dhe një pjesë e madhe e tij, pothuajse 26 për qind, është marrë nga bankat evropiane. Një pasojë e besueshme e situatës së tensionuar politike në Itali, është ankthi dhe pasiguria e tregjeve ndërkombëtare dhe dëmi kolateral për ekonomitë më të dobëta të eurozonës. Ditët e fundit ka pasur një kërcim për çmimet e obligacioneve italiane dhe greke.
Megjithatë, rënia e bankave italiane, për shkak të një rrjedhjeje masive të kapitalit grek në periudhën parazgjedhore, apo për shkak të paaftësisë së vendit për të përmbushur detyrimet e saj, mund ta kthejë në kuti pluhuri të gjithë Evropën. Dhe kjo, i detyron udhëheqësit politik të vendeve të tjera të BE-së të përgatiten për më të keqen.
Kriza polike do të prekë Greqinë më shumë se çdo vend tjetër në Evropë. Pas ardhjes në pushtet të koalicionit populist, shpresat e qeverisë së Tsipras për largimin e Greqisë nga programi i shpëtimit në gusht dhe lehtësimin e borxhit nga Gjermania, duket se kanë marrë fund. Është pothuajse e pamundur të presësh që huadhënësit e Greqisë të tregohen bujar dhe dorëlëshuar gjatë ditëve të errëta që po afrohen.
Në këto rrethana, këmbëngulja e qeverisë së Tsipras për refuzimin e një kredie parandaluese, në mënyrë do të mbrojë bonot greke nga krizat e mundshme, është shumë e rrezikshme.
Me fjalë të tjera, nuk mund të përjashtohet që nëse qeveria greke vazhdon me lojrat e saj politike, mund të kemi një përsëritje të krizës të vitit 2015 dhe se etja e Syriza-s për pushtet do ta çojë vendin në një situatë ku nuk do të mund të marrë më asnjë hua për shkak të nivelit të lartë të normave interesit. Në mënyrë të pashmangshme Greqia do të detyrohet të nënshkruajë një memorandum për t’u larguar nga Eurozona./Ekathimerini.com/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.