Nga Gazeta ‘Si’- Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C, një stuhi ekstreme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke vënë në gjendje alarmi rreth 40 shtete.
Sipas parashikimeve, fenomenet pritet të prekin deri në 150 milionë njerëz.
Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve.

Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga guvernatorët, mes tyre Arkansas, Xhorxhia, Teksasi, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut. Në disa zona është vënë në gatishmëri edhe Garda Kombëtare, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Scenes here in Dallas, Texas. Heavy snow coming down, strong gusts of winds up to 60mph. #SnowStorm pic.twitter.com/vLXbiHJlkI
— Gerald (@GeraldBets) January 23, 2026
Probleme serioze janë shënuar edhe në transportin ajror, me mbi 10 mijë fluturime të anuluara. Aeroporti Ndërkombëtar Dallas–Fort Worth, një nga më të ngarkuarit në vend, ka pësuar goditjen më të madhe, pasi deri tani janë anuluar më shumë se 1.200 fluturime nisjeje dhe mbërritjeje gjatë fundjavës.
Guvernatorja e News York-ut, Kathy Hochul, deklaroi se shteti ka mobilizuar mbi 1.600 mjete për pastrimin e borës dhe 114 mijë tonë kripë për përballimin e stuhisë, duke theksuar se nuk do të ketë “asnjë cep të shtetit që të mbetet i paprekur nga zemërimi i Nënës Natyrë”.
Bëhet fjalë për një stuhi që do të përmendet për vite me radhë”, deklaroi Caitlin Dirks, meteorologe e Shërbimit Kombëtar, duke shpjeguar se ajo konsiderohet historike për shkak të shtresave të gjera të akullit që parashikohet të shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturë.
Intensiteti i motit të keq reflektohet edhe në pamjet nga shumë zona të vendit, ku qytetarët formojnë radhë të gjata jashtë dyqaneve për furnizime bazë, ndërsa raftet po zbrazen me shpejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



