Gazeta Si - Një studiues sizmik nga Holanda, Frank Hoogerbeets duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e kësaj të hëne.
Edhe pse jo korrekt në distancë, studiuesi ka pasur një afërsi për magnitudën e lëkundjeve që Turqia u përball ditën e sotme.
“Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 (ballë) në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani e Siri”, - shkroi ai në rrjetin e tij social.
Sooner or later there will be a ~M 7.5 #earthquake in this region (South-Central Turkey, Jordan, Syria, Lebanon). #deprem pic.twitter.com/6CcSnjJmCV
— Frank Hoogerbeets (@hogrbe) February 3, 2023
Disa përdorues të Twitterit megjithatë e kundërshtuar, duke e quajtur një “pseudo-shkencëtar” dhe vunë në dyshim parashikimet e tij të mëparshme.
Pas tërmetit katastrofik të mëngjesit të sotëm, postimi i tij në Tëitter është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë viral.
Një antropolog armen shkroi se “Hoogerbeets i parashikon tërmetet bazuar në modelet e gjeometrisë hënore dhe planetare dhe megjithëse shumë nga profetizimet e tij kanë dalë boshe, disa të tjera, e veçanërisht ky i fundit për një lëkundje shkatërrimtare në kufirin turko-sirian ishte jashtëzakonisht i saktë”.
Tërmeti i sotëm me epiqendër rreth 33 kilometra larg qytetit turk të Gaziantepit, u pasua nga disa të tjera lëkundje, njëra prej të cilave arriti magnitudën 6.7 ballë, sipas shkallës Rihter.
Sizmologu nga London College, Stephen Hicks, tha se një tërmet i nivelit 7.8 e kishte goditur Turqinë në vitin 1939, duke vrarë atëherë 30.000 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.