Mjedis

Studimi: Pandat e kuqe janë dy specie të ndryshme

Sipas provave të ADN-së, panda e kuqe nuk është një specie por dy. Pandat janë shumë të rrezikuara për shkak të gjuetisë dhe humbjes së habitatit, e përpjekjet për t’i ruajtur ato nuk janë të mjaftueshme sipas shkencëtarëve.
Përgjithësisht pandat jetojnë në pyjet malore të Kinës, Indisë dhe Nepalit, ku numri i tyre çdo ditë e më shumë po zvogëlohet.
Bazuar në tiparet fizike ka dy lloje pandash të kuqe, por provat gjenetike kanë munguar. Për shembull pandat e kuqe në kinë kanë gëzof me shirita të kuq, ndërsa pandat në Himalaja kanë gëzof të kuq dhe fytyrë të bardhë.
Studiuesi kryesor Yibo Hu nga Akademia e Shkencave Kineze në Pekin, tha se panda e kuqe e Himalajave ka nevojë për mbrojtje urgjente, për shkak të diversiteti të saj më të ulët gjenetik.
“Për të ruajtur veçantinë gjenetike të dy specieve, ne duhet të shmangim menjëherë gjuetinë e tyre dhe gjuhëtarët e mundshëm t’i penalizojmë,” u shpreh ai.

Studiuesit në Kinë analizuan ADN-në e 65 pandave të kuqe dhe zbuluan se këto panda ishin të ndara në dy lloje. Sipas tyre kjo ndarje është bërë rreth 250 mijë vite më parë.
Mike Jordan, drejtor në Chester Zoo një kopsht zoologjik në Angli, tregon se provat gjenetike na lekojnë të themi se pandat duhet të konsiderohen si dy specie krejtësisht të ndryshme dhe jo si një varietet i një lloji
“Numri i tyre është ulur, por nëse i klasifikojmë ato si sy gjallesa të ndryshme që në të vërtetë janë, mund të rrisim imperativitetin e ruajtjes dhe unë dyshoj se janë të kërcënuara nga zhdukja më shumë panda se kemi menduar më parë,” shtoi ai.

Panda e kuqe (Ailurus Fulgens) fillimisht është konsideruar si një rakun, për shkak të tipareve shumë të ngjashme, me pas është cilësuar si e ngjashme me arinjtë. Ndërsa, tani dihet që është pjesë e një familje tjetër gjitarësh dhe shihet si një ndër kafshë më të rrezikuara në botë.
Moumita Chakraborty është një bashkëpunëtore e EDGE, një program i organizuar nga organizata jofitimprurëse për ruajtjen e kafshëve, ZSL(Zoological Society of London).
Pandat e kuqe janë kapur në mënyrë të pakufizuara për shkak të gëzofit të tyre në jug-perëndim të Kinës. Veçanërisht ato janë përdorur më së shumti në prodhimin e kapelave. Në Kinë madje kapelet e krijuara nga bishti i pandave janë cilësuar si fatsjellëse për çiftet e reja, kur martohen.
"Të qenit dy specie të ndryshme do të thotë që planet e veprimit të ruajtjes se secilit prej tyre duhet të jenë specifike për nevoja dhe kërkesa të specieve të ndryshme,” shpjegon Chakraborty
Gjetjet e rëndësishme janë botuar në revistën “Science Advances”/BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë